23.6 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Mustafa e Thaçi dështuan, ekipi negociator të rikonfigurohet

Marrëveshjet e dëmshme në Bruksel, kërkohet përgjegjësi për shkeljet e Kushtetutës

Arritja dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme në interes të vendit gjatë bisedimeve gati trevjeçare në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast finalja rezultoi me një marrëveshje për Asociacionin e vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sipas njohësve të rrethanave politike, deputetëve dhe analistëve politikë, paraqet nevojën e domosdoshme të llogaridhënies dhe përgjegjësisë, jo vetëm nga ana e dy aktorëve kryesorë, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.

Ata bëjnë përgjegjës tërë ekipin negociator që ka përfaqësuar Kosovën në Bruksel për shkeljet kushtetuese. Sipas njohësve të këtij procesi, në vijimësi të këtyre bisedimeve për këtë vit, Kosovës i duhet një ekip i ri negociator për bisedat me Serbinë, duke rinegociuar një marrëveshje të re për Asociacionin çfarë e mundëson Kushtetuta e vendit me një grup të ri negociator dhe jo më me ish-grupin, i cili qëllimshëm ka tradhtuar interesat e vendit, duke shkelur Kushtetutën vetëm për të kënaqur orekset shkatërruese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, që ajo kurrë mos të mund të funksionojë si Republikë e pavarur, ngase Marrëveshja e ka sjellë Serbinë brenda Kosovës, ngase ekipi i deritanishëm ishte vetëm një grup servilësh dhe nënshtrues ndaj Beogradit e ndërkombëtarëve, i padinjitet dhe shkelës recidivist i ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Është e domosdoshme që jo nga tani, por edhe për kohën e së kaluarës, që nga fillimi i bisedave të ashtuquajtura teknike, e që më vonë dolën politike, duhet të japin përgjegjësi të gjithë ata që ishin pjesë e procesit, jo vetëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Këtu nuk duhet lënë anash gjithë grupin negociator, të cilët pa hezituar fare dhe pa iu dhimbsur Kosova e shkelën dhe e katandisën sovranitetin e këtij shteti”, thotë analisti Ali Hertica. /Kosova Sot

Më Shumë

Japonia dorëzon projektin për menaxhimin e mbeturinave në Restelicë të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, ka pritur sot në një vizitë zyrtare të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, ...

Dragashi mirëpret mërgimtarët me masa lehtësuese dhe aktivitete kulturore

Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me...

Lajmet e Fundit