5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ministria u vonua për rriqrat

bakalliPasi nëntë persona humbën jetën si pasojë e etheve hemoragjike, që nxiten nga pickimi i rriqrave, Ministria e Shëndetësisë lansoi një reklamë që udhëzon qytetarët se si te mbrohen nga këto insekte. Deputetja, mjeke me profesion, Aurora Bakalli thotë se spoti i Ministrisë së Ferid Aganit është i vonuar. Ajo tha se Kosova ka probleme serioze me rriqrat dhe se është koha që ekzekutivi t’i hapë sytë dhe te marra masa parandaluese ndaj tyre.

Pikërisht në ditën kur humbi jetën edhe viktima e nëntë nga ethet hemoragjike, si pasojë e pickimit të rriqrave, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani në një tryezë me shoqërinë civile foli për arritjet e ekzekutivit për sigurimin e medikamentit që ndihmon pacientët e infektuar.

Derisa pohoi se është në dijeni se Kosova ka probleme me rriqrat.

Në anën tjetër një ndër ndihmat e pakëta që ka ofruar Ministria e tij këtë vit për qytetarët e Kosovës, që rrezikohen nga sëmundjet që bartin ato insekte është edhe një fushatë vetëdijësuese e cila po lansohet në televizonet nacionale.

Krejt kjo për Aurora Bakallin, mjeke dhe Deputete e Kuvendit të Kosovës është një hap i vonuar i ekzekutivit.,

“Ministria ka qenë e vonuar dhe është marrë me pasojat e jo me parandalimin”, tha ajo.

Bakalli në një bisedë për Express kritikoi Ministrin Agani dhe mosveprimet e tij lidhur me problemet të cilat tashmë dihen që Kosova i ka me rriqrat.

“Pikë së pari reklama mendoj që është e vonuar sepse vetëdijësimi i qytetarëve për sëmundjet që vijnë nga ethet hemoragjike, si pasojë e pickimit të rriqrave, është tejet i rëndësishëm, është dashur të fillojë qysh para sezonës duke e ditur që ka vende në Kosovë që e kanë probleme të mëdha”, tha Bakalli.

Por, edhe vetë reklama e vonuar sipas saj, nuk është zgjidhja adekuate e problemit që mori nëntë jetë muajt e fundit.

“Tash kjo reklamë që është hapi i vetëm i ndërmarrë, të cilën po shohim, ka ardhur vetëm pasi kanë pësuar disa viktima nga ethet hemoragjike. Popullata është dashur të vetëdijësohet se si të veprohet para se të ndodhë më e keqja”, shprehet Bakalli.

I vonshëm sipas saj është edhe sigurimi i medikamentit të quajtur “Ribavarin”, e që ndihmon pacientet e infektuar, nga ana e MSH’së.

Bakalli thekson se Qeveria është dashur qysh në sezonin pranveror të sigurojë këtë ilaç.

“Vetëm pasi kemi nëntë vdekje ministri Agani del dhe thotë përmes mediave që ky medikamnet është siguruar. Ky medikament është dashur të sigurohet prej fillimit duke e ditur që vendi jonë ka disa zona të prekura nga rriqrat që sjellin ethet hemoragjike”, tha ajo.

Bakalli ndër tjera pohoi se situata me rriqrat në Kosovë mbetet më tutje problematike dhe se për këtë gjë Ministria duhet të angazhohet që të paktën vitin e ardhshëm të mos ketë pasoja tragjike, duke lënë të kuptohet se këtë vit çdo veprim i ekzekutivit ka qenë i vonuar.

“Nuk duhet me qenë specialist i mjekësisë apo deputet me dit këtë. Vetë fakti që janë nëntë të vdekur flet mjaft. Ne kemi probleme me rriqëra., Por duhet që për vitin e ardhshëm të jemi më sycelë dhe më të gatshëm të parandalojmë tragjedi si këto që i kemi pasur këtë vit”, tha Bakalli për Express.

Ndryshe nga pickimi i rriqrave kanë vdekur vetëm për dy muajt e fundit nëntë persona të moshave të ndryshme. Zonat më të prekura edhe këtë vit si çdoherë tjetër janë Malisheva dhe fshatrat përreth Gjakovës.

Më Shumë

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

Lajmet e Fundit