Mësimdhënësve u njihet stazhi i paraluftës

Gjimnazi Gjon BuzukuPunëtorëve të arsimit që kanë punuar nga viti 1990 e deri në vitin 1999, do t’u njihet stazhi i punës, përmes një projektligji që është duke u përgatitur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Xhavit Dakaj, sekretar i përhershëm në këtë ministri, thotë se përmes projektligjit do t’u njihet statusi juridik punëtorëve të arsimit, atyre që nuk kanë pasur as sigurim, nuk kanë paguar tatim, nuk u është njohur stazhi i përvojës së punës.

Pra, sipas tij, këto do të rregullohen me ligj. “Edhe pse është folur që këta t’i kenë këto të drejta faktikisht, juridikisht nuk i kanë, këto të drejta tashmë do të legjitimohen.

Një prej tyre është njohja e 10 viteve si stazh pune dhe në bazë të buxhetit të bëhet ndonjë kompensim, pastaj qeveria do të vendosë se kah më tutje sepse ky tani është vetëm një draft”, tha ai, shkruan Zëri.

Dakaj tha se projektligji është në fazën përgatitore, ku është në diskutim të brendshëm. Ai tha se akterët e brendshëm, shkollat dhe institucionet e ndryshme kanë të drejtë t’i japin komentet e tyre. Ai më tej tha se më pas projektligji do të dalë në diskutim të jashtëm publik deri në fund të këtij muaji, pas këtij diskutimi do të dërgohet në qeveri, ndërsa në shtatorë të dërgohet në Kuvend për aprovim.

Alush Istogu, drejtor i administratës së arsimit para universitar, thotë se për këtë çështje janë formuar grupet punuese, kanë incizuar gjendjen nëpër të gjitha institucionet arsimore në të gjitha komunat.

Sipas tij, çdo shkollë ka pasur për obligim që ta paraqesë regjistrin e punëtorëve që kanë punuar në vitet 90-99, nëse janë djegur dokumentacionet, janë formuar komisione të veçanta për verifikimin e atyre punëtorëve që kanë punuar.

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit