8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Zyrtarë të lartë gjerman vizituan Rahovecin

Gjatë ditës së enjte, Komunën e Rahovecit e vizituan zyrtarë të lartë nga shteti gjerman me në krye Sekretarin e parlamentit të shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Gjermani, Hans-Joachim Fuchtel, zyrtarë nga ambasada Gjermane në Kosovë dhe zyrtarë nga GTZ-ja.

Vizitën e tyre, delegacion gjerman e filluan duke i vizituar disa vende në qytetin e Rahovecit, si Qendrën Rinore, ShFMU “Ardhmëria” dhe bodrumin e verës “EKO”. Zyrtarët gjerman në vizitën e bërë në bodrumin e verës “EKO”, u shoqëruan nga kryetari i komunës, Idriz Vehapi dhe zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vizir Jonuzi.

Kryetari Vehapi, për nder të vizitës së bërë nga ana e këtij delegacioni në Komunën e Rahovecit tha se “u jemi falënderues gjithë popullit gjerman për ndihmën dhe kontributin e dhen deri me tani, dhe besojmë shumë se kjo ndihmë e cila është dhënë në shumë sektor, do të vazhdoj edhe me tutje”.

Kurse, Hans-Joachim Fuchtel, falënderoi për pritjen e bërë, kurse sa i përket verës e cila prodhohet në Kosovë u shpreh se “edhe në Gjemani flitet për verën të cilën ju po e prodhoni, dhe ky është një fillim i mirë për një perspektive edhe më të ndritshme për këtë kulturë bujqësore”.

Ndërkaq, pronari i bodrumit “EKO”, Mustafë Hoxha ka falënderuar shtetin gjerman dhe GTZ-in, për mbështetjen e dhënë në ngritjen e cilësisë së verërave të cilat prodhohen në bodrumin “EKO”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

E mitura nga Landovica gjendet në Gjakovë, deklaron se me dëshirë po bashkëjeton me një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Landovicë në Prizren ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur. Siç...

Të gjitha rrugët e Prizrenit çojnë në “Sezai Surroi” të mërkurën

Bashkimi ka bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve në prag të nisjes së gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë ndaj Borës. “E mërkurë, gjithë...

Lajmet e Fundit