6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Misioni kundër Thaçit president

Disponimi brenda LDK-së kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit vazhdon të rritet. Pas qëndrimit të disa nëndegëve të kësaj partie, kundër mbështetjes së kreut të PDK-së për postin e të parit të shtetit, kanë dalë edhe deputetët e pavarur. Në LDK s’e mohojnë mundësinë që ta qesin në organet e partisë vazhdimin e koalicionit me PDK-në

Kohëve të fundit është rritur dukshëm disponimi i votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po e kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit. Disa nëndegë të LDK-së, por edhe ish-kandidatë për deputetë nga kjo parti, po kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, që të mos e mbështesin kreun e PDK-së të zgjidhet president. Por, kjo kërkesë nuk po i shqetëson zyrtarët e LDK-së që ta mbështesin Thaçin, edhe pse pranojnë se kjo çështje do të diskutohet në instancat e partisë.

Deri më tani kundër Hashim Thaçit ka dalë nëndega e LDK-së në “Ulpianë”, nëndega “Tophane2”, në Prishtinë (pjesë e degës IV e LDK-së), nëndega në Miresh, të cilat kanë marrë vendim që të mos mbështetet Thaçi për president.

Kryetari i nëndegës “Tophane2”, Ergyn Janjevaliu, ditë më parë i ka thënë “Zërit” se pas takimit të kryesisë së kësaj nëndege kanë vendosur t’u drejtohen organeve të partisë dhe deputetëve të LDK-së, që të mos votohet ish-kryeministri Thaçi për postin e presidentit.

“Kemi sjell një vendim me një kërkesë, duke iu drejtuar edhe organeve qendrore të LDK-së dhe deputetëve të LDK-së në Parlamentin e Kosovës: Në asnjë formë dhe asnjë mënyrë të mos e votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se nuk i besojnë Thaçit që nëse zgjidhet president i Kosovës nuk do ta prishë koalicionin pas një kohe shumë të shkurtër./Zëri

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikantë me pagesë në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të angazhohen tre praktikantë me pagesë...

Përkujtohen me nderime dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar sot me nderime të larta dëshmorët e kombit Visar M. Hoti dhe Safet L. Latifi,...

Lajmet e Fundit