Videoja me Enver Hoxhën: Pushohet padia ndaj Inva Mulës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një padi penale për ‘riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit’ të ngritur ndaj sopranos me famë botërore, Inva Mula.

Sopranoja u padit nga Fatmir Çepani, kameramani që fiksoi në celuloid momentet e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Përmes kësaj padie, kameramani Çepani pretendonte se i është shkelur e drejta e autorit nga ana e sopranos.

Në përfundim të seancës së tetë në radhë të kësaj përballjeje gjyqësore, më 2 shkurt 2016, gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, ka vendosur pushimin e gjykimit.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije se shkak i pushimit është bërë mungesa në seancë e avokatit të të dëmtuarit akuzues, Çepani.

Avokati Ndue Pjetra ka mbërritur disa minuta me vonesë në gjykatë, për shkak të angazhimit në një proces tjetër gjyqësor.

Vendimi i së martës nuk ka ndikuar në bindjen e operatorit Çepani. Avokati Ndue Pjetra konfirmoi dje ridepozitimin në gjykatë të së njëjtës padi kundër sopranos.

I kontaktuar nga “Panorama”, Çepani tha se do t’i shkojë deri në fund përballjes gjyqësore për fitimin e të drejtës së tij.

“Jam i vendosur, që gjithçka të vendoset konform ligjit, ndryshe nuk ka pajtim për mua. Pavarësisht personit që kam përballë, ai filmim është një pronë që nuk ka Zot të ma cenojë”, u shpreh operatori Çepani./Panorama

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit