6.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Begaj kërkon nga drejtorët të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve

Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt të së hënës.

Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh, që lidhen me punët e përditshme të drejtorive komunale dhe planet e drejtorive për javën në vijim.

I pari i Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar që të punohet dhe të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve.

“Unë kërkoj nga drejtoritë që të mos vonohen në procedura për realizimin e projekteve, sidomos në investimet kapitale, pasi çdo vonesë e shënuar, neve na humb kohë në realizim, prandaj kërkoj që të punohet me seriozitetin më të madh në këtë drejtim”, tha Begaj.

Më pas, drejtorët e drejtorive komunale, duke raportuar për aktivitetet e javës së kaluar, thanë se janë duke i realizuar disa projekte dhe kjo falë motit të mirë që është duke mbretëruar. Sipas drejtorive, janë realizuar apo janë në realizim e sipër disa projekte të kanalizimeve, si në Gollubovc, Malishevë dhe vende të tjera. Thanë se grupi punues për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) është duke punuar në finalizimin e këtij plani, duke u përshtatur me ligjet në fuqi. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në...

Hasi në një mjet të pashpërthyer në Drenoc të Malishevës, njësitet e FSK-së e shpërthejnë në mënyrë të sigurt

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një mur të vjetër ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit