Haradinaj: Ky regjim s’mund të vazhdojë të punoj më

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ky regjim është i shkarkuar dhe mbajtja e seancave nuk ka logjikë më.
“Ky regjim është i shkarkuar dhe s’mund të vazhdoj të punoj më”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj: Sot do ta shihni si do ta pengojmë punën e Kuvendit të Kosovës!

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimet e Opozitës janë të pandryshueshme dhe se nuk ka seancë të Kuvendit të Kosovës!
Opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar mendje lidhur me vazhdimësinë e seancave në Kuvendin e Kosovës. Edhe dje por edhe sot zyrtarët opozitarë kanë deklaruar se do të bëjnë çmos që të pengojnë seancën e Kuvendin të Kosovë.

Pengimin e vazhdimit të seancës e konfirmon edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Qendrimet rreth seancës do të mbesin të njejta, pra si në të kaluarën”, tha Haradinaj për Botapress. Ndërsa i pyetur se a do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe se a do të pengojnë edhe këtë seancë, Haradinaj tha se “Do ta kundërshtojmë mbajtjen e e çdo seance, do ta shihni cilat masa do t’i ndërmarrim sot”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit