11.6 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Artan Mullaj promovon “Dashuri në Kosovë”

Edhe pse e shtuna është ditë vikendi dhe të gjithë vendosin që të kalojnë kohën me ata që i duan, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ishte e mbushur me dashamirë të librit dhe të autorit i cili sot promovoi librin e tij “Dashuri në Kosovë”, Artan Mullaj.

Shkrimtari dhe publicisti Mullaj ka sjellë një libër mjaft intrigues, ku bëhet fjalë për dashurinë mes dy të rinjve, djalit nga Kosova dhe vajzës nga Serbia. Ky roman sipas të pranishmëve u quajt i veçantë në secilën faqe të tij.

“Autori zgjedh një formë tejet emocionuese për të shtruar rrëfimin në këtë roman. Përshkrimet e ndjesive emocionale, vijimet e mendimet të shtresuara prej vitesh, tensioni shpirtëror që e përjetojnë personazhet, konkretisht personazhi kryesor, fabula e shtjelluar që na sjellë transformimin e karaktereve, e shumë të tjera janë të përshkruara në stilin mozaik, duke rrëfyer dhe mbajtur gjallë enigmën. Një stil shkrimi dhe rrëfimi që ndërthuren mes vete me elemente lirike dhe meditative, i bënë bashkë të gjitha të thënat bile edhe të pathënat”, tha ndër të tjera recensentja e librit Migena Arllati, e cila theksoi se romani ka formën e një letre të gjatë ku përfshihet rrëfimi personal i një mikeje ndaj tjetrës, ku sipas saj, e bënë romanin të veçantë e aq ndjellës ndaj secilës faqe.

Poashtu në këtë promovim, kishte edhe komente nga të pranishmit, e padyshim që komente pozitive. Ndërsa për vetë autorin, ishte kënaqësi e veçantë që po prezanton librin e tij në Kosovë.

“Kjo vepër nuk është shkruar rastësisht, por ideja ka lind në një vizitë që isha në Frankfurt ku rastësisht kam njohur një vajzë kosovare e cila jetonte atje por që kishte përjetuar dramën e luftës së Kosovës”, pohoi Mullaj.

Libri “Dashuri në Kosovë”, së shpejti pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze, ku kështu për këtë rrëfim rrëqethës do të mund të lexojnë edhe njerëzit jashtë kufijve shqipfolës. /KultPlus.com/

Më Shumë

Mbyllet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

Në natën e pestë dhe njëkohësisht përmbyllëse të Festivalit të Teatrove në Suharekë, u shfaq drama “Një dorëzim”, me regji të Afeida Boriçit, e...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit,...

Lajmet e Fundit