Masakrohet me thika e çekiç shqiptari, refuzoi seksin tresh me dy djem

Një 23-vjeçar është masakruar dy ditë më parë në një apartament në Romë, në përfundim të një feste me miqtë, ku kishin përdorur alkool dhe drogë.

Sipas mediave në Itali, viktima Luca Varani është gjetur i zhveshur, i masakruar me thikë dhe çekiç, ndërsa policia ka identifikuar autorët e krimit, dy shokët e tij, Manuel Foffo 29 vjeç, pronari i apartamentit ku ishte organizuar festa dhe Marco Prato 30 vjeç, i njohur në Romë për organizimin e festave mes homoseksualëve.

Menjëherë pas ngjarjes, Marco Prato ka tentuar të vetëvritet dhe ndodhet në spital, ndërsa Manuel Foffo është vetëdorëzuar në polici.

Sipas hetimeve të para, policia dyshon se 23-vjeçari është vrarë, pasi ka refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me dy shokët e tij.

Në fakt Luca Varani nuk ishte homoseksual. Ai kishte një histori dashurie me një vajzë prej rreth 8 vjetësh. Edhe në faqen e tij në “Facebook”, 23-vjeçari postonte shpesh shprehje kundër homoseksualëve, si “Zoti nuk krijoi Adamin dhe Claudion” apo “JO martesave gay, rroftë familja”.

Njëri prej autorëve të krimit, Manuel Foffo deklaroi në polici se e kishin kryer vrasjen nën efektin e drogës, thjesht për të ndjerë emocionet e një vrasjeje./BW/

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit