Në Malishevë qetësohet situata nga përmbytjet

Situata e përgjithshme nga përmbytjet e djeshme, është qetësuar dhe po shkon drejt përmirësimit. Momentalisht, vetëm rruga Malishevë-Duhël, është me vështirësi e kalueshme, ndërsa të gjitha rrugët dhe urat tjera janë të kalueshme. Po ashtu edhe mësimi po zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë ditës së djeshme, ka pasur vështirësi të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa uji ka depërtuar në disa shtëpi dhe biznese, kryesisht në bodrume, si dhe ka përmbytje të fushave përgjatë lumit Mirusha.

Drejtori i DMSh-së, Sejdi Paçarizi, tha se ekipet emergjente vazhdojnë të jenë të gatishmëri të plotë, edhe pse momentalisht ka rënë niveli i ujit. Sipas tij, gjatë natës së mbrëmshme, të gjitha ekipet emergjente, kanë qenë të gatishmëri të plotë, ndërsa ekipet e drejtorive komunale, pastaj zjarrfikësit, Policia e Kosovës, ekipet e njësisë së “Ekoregjionit” dhe KFOR-i, njësia e LMT-së në Malishevë, i kanë ndihmuar qytetarët të lëvizin në pjesët ku kanë qenë rrugët e bllokuara.

Përndryshe edhe drejtoria për shëndetësi, ka bërë thirrje për kujdes gjatë përdorimit të ujit dhe i rekomandon qytetarët që vlohet uji para përdorimit. Edhe sipas njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, uji është i klorizuar, por vërehen turbulenca të vogla, mirëpo vazhdohet me monitorimin e gjendjes së ujit për pije. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit