18.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

PDK-ja ia përgatit funeralin LDK-së

Analistët mendojnë se refuzimi i LDK-së për anëtarët e OSHP-së ishte teatër politik, për t’u treguar votuesve të vet se kanë qëndrim, por PDK-ja së shpejti mund ta çojë vendin në zgjedhje, në një moment kritik për Lidhjen Demokratike

Dështimi i koordinimit në mes të PDK-së dhe LDK-së në seancën e së martës, kur nuk u siguruan votat e mjaftueshme të koalicionit për votimin e anëtarëve të OSHP-së, po vlerësohet nga analistët politikë si një situatë e re krize, në të cilën po rrezikojnë të futen partnerët e koalicionit për shkak të interesave të ngushta. Nëse kjo situatë vazhdon të përsëritet, atëherë PDK-ja dhe presidenti i ri që do ta marrë së shpejti detyrën, ka gjasa që në një të ardhme jo të largët, në funksion të eliminimit të përçarjeve të tilla , të detyrohen që në konsulta edhe më subjektet tjera politike nga opozita, të mendojnë seriozisht për shpalljen e zgjedhjeve të reja në një afat kohor para se të skadon mandati i rregullt kushtetues i Qeverisë ‘Mustafa’.

Në një skenar të tillë të hiles që do ta bënte PDK-ja dhe kreu i saj i ri Kadri Veseli gjithsesi humbës do të mund të dilte LDK-ja dhe kreu i saj, Isa Mustafa, me klientelën e ngushtë rreth vetes, pasi që po del se janë zgjuar me vonesë në angazhimin e tyre gjoja se për të penguar kapjen e shtetit nga PDK-ja një moto gjatë garës zgjedhore në vitin 2014.

Analisti politik, Driton Selmanaj, vlerëson se rasti i seancës së djeshme gjithsesi ka dëshmuar se pavarësisht deklarimeve publike të partnerëve të koalicionit për stabilitet dhe qëndrueshmëri të funksionimit të tyre të brendshëm, nëkëtë fushë nuk është gjithçka aq e konsoliduar.

“E djeshmja na dëshmoi diçka që tregon se nuk mund të kalohet edhe pa ndonjë problem të veçantë. Qeveria i sjell propozimet dhe më pas partia politike nga e cila parti politike vjen kryeministri i vendit vendos që të mos i votojë ato propozime. Kjo i bie që, megjithatë diçka nuk po funksionon mes tyre”, thotë ai. /Kosova Sot/

Më Shumë

Kryeshefi i ‘Hidroregjionit Jugor’ në Prizren demanton Totajn për ndërprerje të qëllimshme të ujit: E sugjeroj ta denoncojë rastin në organet e drejtësisë

Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Fadil Berisha, i është kundërpërgjigjur sot kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, rreth pretendimeve se ndërprerjet e ujit...

Muharremaj: Suhareka me internet falas në hapësira publike

Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se tashmë qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë internet WIFI falas në...

Lajmet e Fundit