BE-ja diskuton me Turqinë për emigrantët

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe përfaqësues të Turqisë do të mblidhen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar rreth marrëveshjes paraprake për emigrantët.

Sipas planit, Turqia do t’i marrë mbrapsht të gjithë emigrantët e bllokuar në Greqi për t’i rishpërndarë këta të fundit në vendet evropiane, kur situata të jetë disi më e stabilizuar. Në këmbim të kësaj mase, Ankaraja do t’i marrë 6 miliardë euro si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët brenda muajit qershor të këtij viti.

Megjithatë, sipas raportimeve të bëra nga mediet ndërkombëtare, drafti i ri parashikon edhe disa sfida për Turqinë. Liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë nëse Qeveria nuk do t’i përmbushë objektivat e përcaktuar në një draft me 72 kritere të vendosura nga BE-ja.

Gjithashtu, fondi prej 6 miliardë eurosh, i premtuar nga BE-ja, nuk do të kalojë i plotë në rast se nuk do të shënohen rezultate pozitive, pas dhënies së kësteve të para.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit