8.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Kurti: S’do të luaja shah me Vucicin

Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, duke kujtuar vitet e kaluara në burgjet serbe thotë se kishte lexuar shumë dhe kishte luajtur shah. Pyetur se a do të luante shah me Kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, ai thotë jo.

“As në kohë të lirë”.

Ashtu siç kishte probleme me qeverinë në Beograd kur Kosova ishte pjesë e Serbisë, sot ai e kundërshton qeverinë në Prishtinë sepse thotë që ajo nuk punon në interesat e shqiptarëve të Republikës së Kosovës.

Muajve të fundit, vendimet e opozitës kanë penguar punimet e Kuvendit të Kosovës duke hedhur gaz lotsjellës brenda tij dhe duke thirrur protesta në rrugë – protestat më të mëdha nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Ai e sheh Kosovën si një komunitet më rrënjë në tri principe themelore: universalitetin, solidaritetin dhe bashkëpunimin, për të cilat thotë se janë plotësisht të kundërta me bazën e shoqërisë së tanishme dhe parimit të saj të tolerancës.

Flet për protesta të reja.

“Protesta jonë e ardhshme do të mbahet pas diku dy javësh por nuk kemi marrë vendimet përfundimtare për detajet. Ajo sigurisht do të zhvillohet në qendër të Prishtinës”.

“Nuk kemi vendosur. Nuk e di se a do zgjasë ëprotesta] vetëm një ditë. E dimë se ku do të mbahet por jo sa do të zgjasë”.

“Qeveria jonë do që ta ringjallë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjë të cilën e kundërshtojmë. Qëllimet e tyre janë ta krijojnë një bashkësi administrative territoriale autonome, të ngjashme me Republika Srpskën në Bosnje, e cila do të rezultojë në një lloj “bosnjizimi” të Kosovës”.

“Atë që Serbia nuk e arriti shpejt gjatë luftës dëshiron ta arrijë ngadalë në paqe. ëKryeministri i Serbisë Aleksandar] Vuçiqi dhe ëMinistri i Jashtëm Ivica] Daçiqi janë trashëgimtar të Millosheviqit dhe ëLiderit të Partisë Radikale Serbe Vojislav] Sheshelit dhe nuk shoh dallime në qëllimet e tyre përveç metodës dhe strategjisë që kanë ndryshuar për arsye të rrethanave të ndryshuara…”.

“Po ndodh një imitim i dyfishtë. Në njërën anë, Vuçiqi e imiton Millosheviqin, taktikat dhe qëllimet e tij, kurse në anën tjetër Vladimir Putinin… Ky imitim i dyfishtë nuk do të çojë drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”../Kallxo.com

Kjo interviste u prodhua si pjesë e Programit për Rritjen e Dialogut për Politika të Profesionistëve në Kosovë dhe në Serbi të Trustit Ballkanik për Demokraci. Opinionet e shprehura në këtë publikim nuk përfaqësojnë ato të Trustit Ballkanik për Demokraci, German Marshall Fund të SHBA-së, ose Zyrës së Ccështjeve të Jashtme dhe Commonwealthit.

Më Shumë

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Aktivitet ndërgjegjësues për trashëgiminë kulturore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren do të organizojë një aktivitet...

Lajmet e Fundit