10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

A po përgatitet të formojë parti të re Donika Kadaj?

Donika Kadaj-Bujupi, e cila para disa ditëve ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në AAK, së shpejti do të dalë një qëndrim rreth të ardhmes së saj në skenën politike.

Kadaj-Bujupi, e cila aktualisht është vetëm deputete e pavarur e Kuvendit të Kosovës është duke e shqyrtuar mundësinë të formojë një parti të re politike në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim i afërt me Kadaj-Bujupin. “Ajo është në konsultime me disa miq të saj, që janë edhe pjesë e shoqërisë civile dhe një pjesë prej tyre biznesmenë, të cilët janë duke përkrahur atë në idenë e krijimit të një partie të re politike në vend”, ka thënë ky burim i njohur për redaksinë.

“Epoka e re” ka bërë përpjekje për të kontaktuar me Donika Kadaj-Bujupi, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Sipas burimeve të gazetës ajo ndodhet së bashku me deputeten e LDK-së, Vjollca Osmanin, në Kroaci, në një konferencë me parlamentarë dhe zyrtarë të lart të Evropës Juglindore nga partitë socialdemokrate.

Kadaj-Bujupi në deklaratën e saj të dorëheqjes nga AAK-ja pati thënë se luhatja e kësaj partie, e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht e pengonin krijimin e një alternative të fuqishme, e cila, sipas saj, do të inicionte ndryshimin, ishte një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend. “Ky vend nuk e meriton gjendjen në të cilën është, e as ëndrrën për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër”, pati deklaruar Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi në AAK mbante postin e nënkryetares dhe shefes së grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Lajmet e Fundit