16.2 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Gëzimja lajmëroi gruan e dashnorit: Hajde merre se do t’ja pres!

Gruaja e divorcuar Gëzime Lleshi, 33 vjeç, që plagosi me thikë dhe dëmtoi në organet gjenitale ish-punonjësin e CEZ-it, që tentoi ta përdhunonte, i telefonoi fill pas ngjarjes gruas së dhunuesit.

Gruaja, e cila është e moshës rreth 35 vjeçe, pasi e goditi disa herë me thikë H. B., i ka telefonuar bashkëshortes së tij, duke i kërkuar të mbërrijë në shtëpinë e saj dhe ta largojë nga aty, ndryshe do t’i priste organet gjenitale.

“Panorama” shkruan se autori është me inicialet H.B., rreth 60 vjeç dhe i ka shpëtuar për mrekulli nga pasojat e goditjeve me thikë dhe mjete të tjera prerëse nga gruaja e re.

Mësohet se ai, në gjendje të dehur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës, por jo vetëm ka hasur në rezistencën e gruas së divorcuar, por është qëlluar disa herë me thikë, madje mendohet se, është tentuar prerja e organeve gjenitale të agresorit.

Ngjarja e rëndë është mbajtur sekret nga mjekët e spitalit të Bulqizës dhe policia lokale për mediat, por burime jozyrtare kanë arritur të nxjerrin në dritë ngjarjen e rëndë, të ndodhur pak ditë më parë.

Mësohet se, në momentin kur ish-punonjësi i CEZ-it ka mbërritur në spital, në gjendje kritike, me plagë të rënda në dy kofshë, mjekët e urgjencës i kanë telefonuar Komisariatit të Policisë dhe kanë informuar se një shtetas me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, ndodhet në spitalin e qytetit.

Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur menjëherë në spitalin e Bulqizës.

Kanë kontaktuar me shtetasin me inicialet H.B. dhe kanë kërkuar prej tij të tregojë rrethanat e ngjarjes.

Më Shumë

Sulmuesi Vigan Badalli rinovon me Prizrenin

FC Prizreni ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin prizrenas Vigan Badalli, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e...

27 vjet nga Epopeja e Korrikut 1998 në Rahovec: Nderime për dëshmorët dhe martirët e lirisë

Sot, në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998”, u zhvilluan një mori aktivitetesh në Rahovec për të nderuar dëshmorët dhe martirët e...

Lajmet e Fundit