9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Malishevë: Inspektorati konfiskoi goma që përdoren në furrat e gëlqeres

Inspektorët komunal gjatë javës së kaluar në Malishevë kanë konfiskuar një sasi të madhe të gomave, në njërën nga furrat për përfitimin e gëlqeres.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës që është udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Fadil Shala, inspektorët komunal, në bashkëpunim me organet tjera, kanë konfiskuar rreth 500 goma të vjetra, në njërën prej furrave për përfitim të gëlqeres, në fshatin Guncat.

Pronarët e këtyre furrave, në shumë raste përdorin goma të vjetra, gjë e cila është e ndaluar, për shkak të ndotjes së ambientit.

Në mbledhjen e sotme, u tha se janë duke vazhduar me realizimin e projekteve në infrastrukturën e përgjithshme, si në shkolla, rrugë, kanalizime dhe projekte tjera, me rëndësi për banorët e Komunës së Malishevës, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet edhe pranimi i mbi njëzet projekteve të realizuara.

Po ashtu, u raportua edhe për situatën epidemiologjike, ku u tha se po vazhdojnë me fushatat sensibilizuese dhe vetëdijesuese kundër EHKK, pastaj repelimi i kafshëve dhe dezinsektimi selektiv i zonave endemike, dhe se situata është normale, dhe pavarësisht prej rasteve të thumbimeve nga rriqrat, nuk ka raste të infektimit.

Ndërsa drejtoria e shërbimeve publike, bëri të ditur, se janë duke vazhduar me implementimin e projektit të gjelbërimit, ku janë duke u gjelbëruar disa nga hapësirat publike.

Më Shumë

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit