8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Drejtorët i raportojnë Vehapit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve, në të cilin është raportuar për punën e drejtorive komunale.

Muhamet Behra, drejtor i Shërbimeve Publike ka bërë me dije se janë duke vazhduar projektet e kubëzimit të rrugëve në fshatin Kramovik. “Projekti tjetër, i cili është duke vazhduar e që ka të bëjë me kubëzimin e rrugëve është edhe ai në fshatin Vrajak, gjithashtu edhe në këtë projekt ka pasur probleme pronësore, por që është evituar. Kurse projekti, i cili ka të bëjë me asfaltimin e rrugës Koznik -Pastasellë po ecën mirë dhe është në përfundim e sipër. Projekt tjetër që është duke u realizuar është edhe rruga te gjimnazi ‘Xhelal Hajda-Toni’”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Feim Fetoshi, drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se nga kjo drejtori deri më tani janë rregulluar 45 sera. Ai ka bërë me dije se deri më tani kanë aplikuar 1960 fermerë për subvencione.

Në anën tjetër Fehmi Hoxha, drejtor i Urbanizimit ka deklaruar se janë përfitues të projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe rrugicave në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Në këtë takim ka raportuar edhe Munib Durguti, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ai ka thënë se janë në fazën finale të ligjëratave për dezinsektimin kundër rriqrave.

Krejt në fund kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që kontaktet e para t’i bëjnë me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave e me pastaj me banorët e lokaliteteve.

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit