14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Përurohet xhamia e re në Lubizhdë të Prizrenit

Me një solemnitet të madh, është bërë hapja zyrtare e xhamisë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Pjesë e këtij solemniteti të përurimit të xhamisë ishin qindra banorë të Lubizhdës dhe fshatrave përreth, drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe zyrtarë të BIK-ut, përfaqësues të subjekteve politike dhe kreu i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Mevludin Dudiq.

Për rëndësinë e këtij objekti kanë folur imami i Gërnçarit, Anell Avdija dhe ai i Lubizhdës, Amir Ademi. Ndërsa përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Nehat Vehapi, tha se kjo xhami madhështore është ndërtuar fal diasporës, të cilët edhe një herë dëshmuan veten pas ndihmës që i bënë luftës në Kosovë, edhe për ndërtimin e këtij objekti.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, ka folur kryemami, Ali Vezaj, i cili tha se ky objekt i bukur duhet t’i shërbejë banorëvë të këtij lokaliteti që të gjejnë qetësi shpirtërore, dhe shtoi se ky është një vend i ri i bashkimit të myslimanëve.

Ndërkaq, Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i BIK-ut, këtë objekt e vlerësoi si vepër madhështore e atyre që mundësuan ndërtimin e tij, dedikuar besimtarëve për t’i kryer obligimet ndaj Krijuesit.

Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe kreu i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Mevludin Dudiq, i cili tha se të gjithë muslimanët e Ballkanit krenohen me Prizrenin. Ai bëri thirrje publike për binjakëzimin e komunës së Novi Pazarit dhe asaj të Prizrenit, iniciativë kjo e nisur kohë më parë.

Shuma e projektit të realizimit të këtij objekti nuk është bërë e ditur, ndërsa sipas asaj që u tha, 90% e financimit është bërë nga diaspora. Pjesë e këtij solemniteti ishin edhe ilahitë dhe leximi i pjese të Kur’anit nga nxënës të Medreseve dhe nga Lubizhda. /TV Prizreni/

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit