8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Goli i Edgar Çanit dërgon Pisa-n në play off

Një gol i Edgar Çanit i dhuroi Pisës sigurinë matematikore për vendin e dytë në Grupin B të Lega Pro dhe biletën për të luajtur në fazën play-off. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 42-të rrjetën vendimtare, të suksesit 1-0 përballë Lupa Romas.

Ky ishte goli i pestë sezonal për bomberin kuqezi, në 25 ndeshje të luajtura me skuadrën e drejtuar nga Genaro Gatusso, aty ku duket i ringjallur pas aventurës jo të mirë te Leeds në Angli. Përveçse lider në fushë, Çani shfaqet lider edhe jashtë, duke treguar rrugën që duhet të ndjekë skuadra.

“Jemi të kënaqur që fituam dhe për vendin e dytë në renditje. Tashmë duhet të rikuperojmë forcat pasi kampionati dhe faza play-off janë dy gjëra krejt të ndryshme. Objektivi ynë është të shkojmë deri në fund dhe për ta realizuar duhet të fitojmë kundër të gjithëve, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Nuk ka kuptim të bëjmë llogari apo të parashikojmë rivalët e mundshëm”.

Falë golit të shqiptarit, Pisa realizoi objektivin sezonal. Skuadra e Genaro Gatusso-s, u ngjit në kuotën e 62 pikëve, por në renditjen e skuadrave për fazën play-off mbetet e penalizuar nga golavarazhi dhe kalendari pritet të mos jetë aspak i lehtë.

Më Shumë

Pas shiut vjen bora, IHMK: Nga nesër ulje e temperaturave, rrezik nga ngricat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të jetë ndryshim të theksuar të kushteve meteroligjike, ulje të temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga...

Restaurohet shtëpia e familjes Bërlajolli në Qendrën Historike të Prizrenit

Një tjetër aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore është rikthyer në shkëlqimin e tij në Qendrën Historike të Prizrenit. Shtëpia e familjes Bërlajolli, që...

Lajmet e Fundit