13.2 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

“Pazari” i PDK-së dhe AAK-së në Prizren në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Dy partitë politike (PDK – AAK) në Prizren, kanë bërë “pazar” në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore. Pavarësisht se konkursi për këto pozita është hapur nga Zyra e Personelit të Komunës, zgjedhja e drejtorëve të rinj, është bërë në zyrat e këtyre dy partive politike, të cilat janë pjesë e koalicionit të Qeverisë “Muja”. Emrat e drejtorëve të rinj të 14 shkollave fillore, me disa përjashtime, janë anëtarë të PDK-së dhe AAK-së.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it brenda PDK-së, bëjnë të ditur se zgjedhja e drejtorëve është bërë pas një debati që PDK-ja dhe AAK-ja, kanë zhvilluar para shpalljes së rezultateve.

“Paraprakisht janë diskutuar emrat, pastaj janë shpallë edhe publikisht rezultatet nga Zyra e Personelit ”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.
Sipas të njëjtit burim, PDK-ja dhe AAK-ja, “pazarin” e drejtorëve të shkollave e kanë bërë qysh në kohën kur është nënshkruar koalicioni për bashkëqeverisje.

“ Tash janë biseduar vetëm emrat dhe ndarja e shkollave”.

Kuvendarja e VV-së në Prizren Drita Millaku thotë se shumica e drejtorëve të zgjedhur nuk i plotësojnë kushtet për këto poste.

“Jo vetëm mësimdhënësit që po pranohen pa kurrfarë kriteri, tani edhe drejtorët që janë pranuar shumica prej tyre nuk i përmbushin kriteret elementare për këto pozita”,shprehet Millaku.

Ajo ka komentuar edhe zgjedhjen e bashkëshortes së drejtorit të Urbanizmit, Nijazi Kryeziut, si drejtoreshë e shkollës.

“ Vetëvendosje vazhdimisht ka reaguar për këto keqpërdorime. Nijazi Kryeziu është njeriu që po e betonizon qytetin, dhe si duket nuk i mjafton, tani me vendosjen e gruas së vet si drejtoreshë të shkollës po vazhdon që të betonizojë edhe arsimin”.

“Familjarizimi i punësimeve e ka sjellë arsimin e Prizrenit në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi sot”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Dy persona kapen me drogë, njëri dërgohet në mbajtje e tjetri lirohet

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona te të cilët është gjetur sasi droge.   Në raportin 24-orësh thuhet se në rastin...

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit