5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Garë e hapur mes Veselit, Mustafës, Kurtit, Haradinajt&Limajt

Zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen, pritet të sjellin zhvillime interesante në garën për pushtet mes partive kosovare.

Analistët politikë vlerësojnë se me disa ndryshime tranzicionale, që po ndodhin në lidershipin e subjekteve politike, ashpërsia e rivalitetit politik mund të jetë shumë e theksuar, sidomos pas largimit të Hashim Thaçit nga pozita partiake dhe garës së hapur tashmë mes Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt në koalicion të përbashkët, derisa pas zgjedhjeve në ‘Vetëvendosje’ pritet edhe rikthimi i Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik, shkruan gazeta Kosova Sot.

Politologu Faik Krasniqi thotë PDK-ja pa Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin në krye të partisë nuk do të jetë as më e fortë, por as më e dobët.

“Kjo parti e ka një elektorat të qëndrueshëm dhe ndërrimi i liderit nuk çon peshë të madhe, siç mund të ketë ndikim të madh te partitë e tjera. Edhe pse njerëzit e kësaj partie, por edhe familjarë të tyre, janë alfa dhe omega e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, në LDK ka pasur trauma të vazhdueshme politike, kur pas vdekjes së presidentit Rugova kjo parti mori teposhtën, e ndarë në shumë klane e grupe interesi.

LDK-ja rrezikon vendin e dytë

Krasniqi ka pohuar se e fuqishme do të jetë edhe ‘Vetëvendosje’, edhe pse kjo parti identifikohet me Albin Kurtin për shkak të karizmit të tij, derisa tërheqja taktike e tij nga posti i liderit nuk do të ndikojë tek zmbrapsja e elektoratit të tyre. Ndërsa për Haradinajn ai thotë se është vendimtar për AAK-në.

“AAK-ja ka krijuar fuqi përmes liderit të tyre, Ramush Haradinaj, për shkak të së kaluarës së tij heroike në kohën e luftës, por edhe në kohën sa është pjesë e politikës, e sidomos 100-ditëshin e famshëm si kryeministër”. /Kosova Sot/

Më Shumë

Tentim vrasja në Prizren me dy të plagosur, publikohen pamje nga momenti i sulmit

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas...

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.   Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre...

Lajmet e Fundit