Malishevasi poston foto me armë, Policia ja bastisë shtëpinë dhe konfiskon armën

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një qytetari nga Banja e Malishevës, pasi i dyshuari kishte publikuar një foto me një armë të llojit ‘Ekol Special’.

Sipas Policisë, të dyshuarit i është konfiskuar arma.

“Njësiti policor gjatë kontrollit në telefonin mobil të dyshuarit mashkull K-Shqiptar ka vërejtur se ka postuar një foto me një armë. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është konfiskuar arma e llojit ‘Ekol Special’”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit