14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Fraksion + bëhet pjesë e PDK-së

Ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të njohur si Fraksion+ i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Pas largimit të tyre nga ky subjekt politik, pjesëtarët e Fraksion+ kishin negociuar me disa subjekte politike, por përfundimisht ata sot janë bërë pjesë e PDK-së.

Ky është qëndrimi i plotë i Fraksion +

Organizata politike Fraksion +, pas përmbylljes së veprimtarisë së vet mbi njëvjeçare, njofton opinionin se tek Partia Demokratike e Kosovës ka gjetur ambientin më të përshtatshëm dhe hapësirën më të madhe për të dhënë kontributin dhe për të zhvilluar vizionin e vet politik dhe profesional, ku edhe e sheh mundësinë për t’i zbatuar aspiratat e veta programore të cilat i ka përfaqësuar gjatë gjithë kohës së veprimtarisë, që nga dalja në skenë e deri më sot. Me këtë, sipas marrëveshjes së arrirë me kreun e PDK, z. Kadri Veseli, Fraksion +, si Vizionin edhe Platformën e vet e inkorporon në Programin Reformues të PDK, dhe shpreh vullnetin dhe besimin se me kryetarin Veseli, me veprimtarë dhe anëtarë të devotshëm të kësaj partie, do të arrijë sukses në zbatimin e reformave të planifikuara në interes të Kosovës, për një shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane. Bashkimi i Fraksion + me PDK nuk do të jetë një akt ad hoc artificial, por një proces gradual sa më përmbajtësor, për të inkuadruar sa më shumë potencialin e vet në dispozicion, si politik edhe profesional, meqë ka shumë individë kompetentë dhe simpatizantë gjithandej, që presin të ristrukturohen dhe kontribuojnë politikisht e profesionalisht, e që do të mund të vijnë në shprehje në hapësirën që do të krijohet, për të mirën e reformave pozitive për vendin dhe qytetarët, për një jetë dhe të ardhme më të sigurtë dhe të dinjitetshme në Republikën e Kosovës.

Pjesë e këtij Fraksion + është Ajnishahe Halimi, Arbër Gecaj si dhe vëllai Liburn Aliut.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Lajmet e Fundit