Nxënësit e Kërvasarisë kërkojnë fushë futbolli

Në garat komunale në futboll, kategoria e vajzave, nxënëset e shkollës fillore dhe të mesme të ulët nga Kërvasaria, sot kanë kërkuar ndërtimin e fushës së futbollit, pasi kësaj shkolle i mungon. Por pavarësisht kësaj, këto vajza, e kanë zënë vendin e parë dhe për këtë, sot janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët i kanë uruar, si dhe ju kanë premtuar, se fusha e futbollit për këtë shkollë, është prioritet për vitin e ardhshëm.

Fillimisht kryetari Begaj, i ka uruar nxënësit, për këtë sukses, kur dihen edhe kushtet në të cilën e zhvillojnë lëndën e edukatës fizike. “Unë ju dëshiroj sukses dhe uroj që të mos ndaleni vetëm me këtë sukses”, i ka uruar kryetari Begaj.

Më pas, nxënëset e kësaj shkolle, janë pritur nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ku nga ky i fundit, kanë kërkuar ndërtimin e një fushe sporti, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Drejtori Morina, me këtë rast, ju ka premtuar se për vitin e ardhshëm, fusha e sportit për këtë shkollë, është në prioritet.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit