Tahiri: Trepça dhe Ujmani nuk do të diskutohen

Edita TahiriAsetet shtetërore ekonomike me rëndësi strategjike, si janë Trepça dhe Hidrocentrali i Ujmanit, nuk do të jenë objekt diskutimi në tavolinën e bisedimeve që po zhvillohen me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Kështu tha zëvendëskryeminsitrja, Edita Tahiri në një intervistë për RTK-në.

Ndërmarrja “Trepca” tani për tani është e ndarë në dy pjesë dhe menaxhohet nga dy grupe, nga pjesa veriore dhe ajo jugore.

Cëshjet që janë nën sovranitetin e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e bisedimeve. Në momentin që do të kemi njohje reciproke si dy shtete, çështjet mund të trajtohen me ligjet ndërkombëtare, ka thënë zevendëskryeministrja Edita Tahiri, në një intervistë për RTK-në.

”Duhet të ndodh një proces sukcesioni mes Kosovës dhe Serbisë siç po ndodh procesi i sukcesionit me shtetet e reja që dolën nga ish Jugosllavia. Procesi i ri i sukcesionit për ne bëhet legjitim për t’u hapur në momentin e njohjes reciproke mes dy shteteve. Deri më tani, në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur shtatë marrëveshje”, deklaroi ajo.

Më Shumë

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit