11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Besim Baraliu grushton punëtorin e tij

Drejtori i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Besim Baraliu ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij, Izet Aliun. Sulmi fizik ka ndodhur në vendin e punës.

Baraliu dhe Aliu janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.

Izet Aliu ka konfirmuar për “PrizrenPress”, konfliktin fizik që ka ndodhur me drejtorin Baraliu.

“Kam qenë në korridor, kur m’u ka ofruar dhe grushtuar drejtori”, tregon ai.

Izet Aliu në ndërmarrjen e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, dega në Dragash ka punuar si inxhinier. Ai thotë se para një muaj i është ndërruar vendi i punës nga Baraliu.

“Prej Dragashit më ka sjellë në Prizren, duke më ndërruar edhe sektorin e punës”, shprehet ai.

“Pas këtij veprimi më ka dërguar edhe në Komisionin Disiplinor”.

“Unë jam ankuar në Bordin e Drejtorëve”.

“Ai është revoltuar me ankesën time dhe si më ka parë më ka goditur me grusht”.

Përkundër përpjekjeve “PrizrenPress” nuk ka mundur të marrë versionin e drejtorit Besim Baraliut.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha se ende nuk ka marrë raportin për këtë incident.

“Deri në këto momente nuk kam marrë asnjë raport për këtë incident”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit