Liria kujton Përparim Thaçin

Në 18-të vjetorin e rënies së dëshmorit Përparim Thaçi, drejtues të KF Liria kanë vënë lule të freskëta mbi varrin e dëshmorit, duke kujtuar veprën e tij.

Kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku tha se mburremi për jetën dhe veprën e dëshmorit Përparim Thaçi.

“Mburremi për jetë me Përparimin. Vepra e tij do të jetë udhërrëfim për brezat. Ishte shembulli më i mirë se si nga rezistenca aktive jo violente kaloi në rezistencën e armatosur, duke dhënë dhe jetën për lirinë e vendit’”, ka thënë Çollaku, që shoqërohej nga drejtues trajner e futbollistë të klubit.

Përparimi ka rënë heroikisht mes fshatrave Bellacerkë e Xërxë, me dy dëshmorët tjerë, Sakip Bellaqa e Feim Gashi, derisa po shkonin në aksion, si pjesëtar të UÇK-së.

Për të lartësuar veprën e këtij ish futbollisti të Lirisë, Kadri Kyeziu, prefekt i QPK-së për Prizrenin, i vuri emrin e dëshmorit stadiumit të qytetit.

Para se të luante për Lirinë, Përparimi kishte qenë anëtar i Bashkimit (K.Madhe) dhe Studenqanit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit