6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Preshevë: Për herë të parë një grua në krye të Kuvendit

Në seancën e sotme të parlamentit të Preshevës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik është zgjedhur Kryetare e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Kjo është hera e parë në histori që një grua ka marrë një pozicion të tillë të lartë udhëheqës në ndonjë organ shtetëror.

“Kjo është një sfidë e madhe, por unë do të mundohem që të gjitha detyrat t’i kryej me përgjegjësi të madhe. Kjo është një ngjarje historike në Komunën e Preshevës, dhe shpresoj që në rajonin tonë të ketë më shumë gra në pozita menaxhuese dhe vendimmarrëse”, ka deklaruar ajo, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.

Me këtë vendim janë shprehur të kënaqur edhe qytetarët e Preshevës, duke e cilësuar atë si një grua të mençur dhe të aftë.

Ardita Sinani është profesoreshe e informatikës në shkollën e mesme të Preshevës. Me politikë ka filluar të merret para 10 vjetësh.

Më Shumë

Drini i Bardhë udhëton në Kaçanik për sfidën ndaj Lepencit

Drini i Bardhë do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat, ku në transfertë përballet me Lepencit. Takimi do të luhet më 18 prill 2026,...

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe...

Lajmet e Fundit