5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Shukri Xhelili mbetet në burg

Ish-kryebashkiaku i Dibrës,Shukri Xhelili, do të vijojë të qendrojë në burg.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e tij për liri ose detyrim paraqitjeje.

Xhelili akuzohet për “korrupsion pasiv”, pasi i ka kërkuar favore seksuale 20-vjeçares me iniciale A. A, në këmbim të emërimit të saj në një nga strukturat në varësi të Bashkisë.

Vetë 56-vjeçari e ka quajtur video-regjistrimin një skenar me prapavijë politike.

Nderkaq, gjatë marrjes në pyetje, vajza 20 vjeçare ka pohuar se e ka kryer video-regjistrimin me iniciativë të saj. Policia ka marrë në mbrojtje atë dhe familjarët, pas reagimeve kërcënuese në rrjetet sociale.

Më Shumë

Lajmet e Fundit