-4.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dëshmitë kundër Komunës së Prizrenit për tragjedinë e tre vjeçares

Komuna e Prizrenit ka pranuar disa herë gjatë këtij viti – dhe gjatë vitit të kaluar – shkresa për të intervenuar tek shtëpitë ku të hënën e humbi jetën vajza trevjeçare.

Por, ajo kishte refuzuar të ndërhynte për ta siguruar zonën.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, i ka dërguar KlanKosova.tv dokumentet që dëshmojnë thirrjet e tyre dhe kërkesat zyrtare për komunën që të intervenojë në rrugën “Marin Barleti”, aty ku trevjeçarja Xheneta Gashi u zu nga muri i një shtëpie dhe gjeti vdekjen.

Madje, kërkesa më e hershme për ndërhyrje ishte qysh më 27 shkurt 2015.

“QRTK kërkon nga Drejtoria për emergjencë dhe siguri dhe nga Drejtoria e inspektorateve që të ndërmarrin masa emergjente në ndërtesën e cila gjendet në rrugën ‘Marin Barleti’ në ngastrën kadastrale nr, 3603. Lokacioni gjendet në Qendren Historike të Prizrenit”, thuhet në kërkesën e dërguar nga Samir Hoxha në drejtim të Komunës.

Në këtë letër, por edhe në të gjitha vërejtjet tjera, theksohet rreziku i lartë që ekziston për banorët e lagjes dhe për kalimtarët e rastit.

Kërkesat nga QRTK gjithmonë ishin cilësuar “me prioritet”, ndërsa e fundit ishte dërguar në janar të vitit 2016.

Komuna e Prizrenit – por as ndonjë drejtori e veçantë brenda saj – nuk është përgjigjur në asnjë nga këto letra dhe kërkesa, ka thënë për KlanKosova.tv, Samir Hoxha.

Të gjitha dokumentet dërguar Komunës Hoxha ka vendosur t’i bëjë publike pasi që në studion e Info Magazinës në Klan Kosova, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, sot e ka thënë pikërisht të kundërtën
Sipas Berishës, është Komuna e Prizrenit ajo që i ka dërguar shkresa Ministrisë për ta sensibilizuar gjendjen për këto shtëpi pranë rrënimit, por nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, Hoxha e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

Ai ka deklaruar për KlanKosova.tv se nëse Komuna ia del ta vërtetojë se shkresat janë dërguar në adresë të institucionit që drejton, atëherë është i gatshëm të japë përgjegjësi penale.

Qysh nga dje, kur ka ndodhur rasti tragjik, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit vazhdimisht e kanë bërë me faj njëra tjetrën, derisa vendi ku ndodhi rasti vazhdon të mbetet në gjendjen e njëjtë.

IMG_8148-2

sam

 

Më Shumë

Bora mbulon vendin, temperaturat arrijnë deri në 6 gradë gjatë ditës

Mbrëmë në orët e para pas mesnate nisën reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin tonë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se...

Nesër përurohet Qendra e Re e Mjekësisë Familjare në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i Qendrës e Re e Mjekësisë Familjare në komunën e Mamushës. Në njoftimin e...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit