I dënuar për dy vrasje, Avni Metra refuzon të kthehet në Shqipëri

Shqiptari i arrestuar në Britani pas një investigimi të “Daily Mail”, por bën të gjitha përpjekjet ligjore për të shmangur ekstradimin drejt Shqipërisë. Avni Metra, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 1997, në Burrel, ka dalë dje para gjykatës që do të vendosë ekstradimin e tij nga Britania.

Ai është shprehur se do të kundërshtojë çdo vendim që e detyron të kthehet në Shqipëri. Avokatja e tij, Helen Dawson, pranoi se Metra ka hyrë në Britani në vitin 1998, duke përdorur identitet të rremë si shqiptar i Kosovës.

I pyetur nëse do të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, Metra është përgjigjur prerë: Kurrë!

Ai rezulton i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, në vitin 1997. Metra u ka nxjerrë sytë viktimave dhe u ka prerë veshët.

Siç shkruan “Daily Mail”, gruaja e tij është shprehur se ka frikë për jetën e saj pas vendimit për të treguar të vërtetën rreth të shoqit.

Policia dyshon se një bashkëpunëtor i Metrës, 56-vjeçari Kadri Hoxha, i cili në Shqipëri është i dënuar gjithashtu me 25 vjet burg, fshihet në Britaninë e Madhe

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit