17.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

NISMA: A duhet të kthehet Opozita në Kuvend?

Grupi Parlamentari i Nismës për Kosovën, në një deklaratë për media, ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me mundësinë e kthimit të Opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e GP të Nismës për Kosovën:

A DO DUHEJ DHE SI TË KTHEHEJ OPOZITA NË KUVEND?

A do te duhej te kthehej opozita ne kuvend, nëse themi po, duhet të kthehet opozita në Kuvend pas një proteste të gjatë e pothuajse të pa shembull në historinë e parlamentarizmit demokratik, ngase gjithë ajo përpjekje e cila ishte një “sui generis” në historinë e demokracisë parlamentare, është bërë për çështje të një rëndësie të veçantë për kombin e shtetin. Konsideroj që kthimi pa arritur as një garanci, se do të hiqeshin nga rendi i ditës nga ky mandat qeverisës, dy marrëveshjet e trajtuara si kauzë nacionale, do të ishte disfatë më e madhe për opozitën sesa vazhdimi i bojkotit.

Opozita me gjithë dallimet që ka dhe që i ka pasur që nga fillimi, është dashur që kthimin në Kuvend ta kushtëzonte, se paku me heqjen dorë të koalicionit qeverisës nga çdo përpjekje për miratimin e marrëveshjeve në fjalë. Kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-je, është shkuarje siç thotë populli “si capi të kasapi”. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike.

Pse është mungesë e konsistencës politike?

Është mungesë e konsistencës politike, se kthimi në institucionin që jo pak herë u tha se e ka humbur legjitimitetin, ajo vetë po ua kthen legjitimitetin?! Po ua jep mundësin që edhe më prezencën e opozitës t’i merr vendimet e kontestuara që sa kohë nga ajo, madje qoftë edhe vetëm më kthimin e legjitimitetit të institucionit të delegjitimuar, është disfatë e gjunjëzim? Dhe jo vetëm kaq, por ajo po kthehet e copëzuar, mu për ato çështje që ishte bashkuar! Kështu “shpresëmadhja” e “luftarakja” e vetëshpallur si shpresë e vetme e “bashkimit kombëtar”, po kthehet në gjirin e të shpallurve jo vetëm njëherë si “tradhtarë” e “kriminelë”! Nuk e di nëse kësaj i thonë koherencë e konsistencë në politikë?!

Nëse keni vendosur të kthehuni, kthehuni dhe vazhdoni lojën demokratike të numrave. Kthehuni dhe vazhdoni luftën si në filmat vizatimor të “maces e të miut”! Kthehuni, se tek e fundit për miun nuk ka armik më të fuqishëm se macja!

Opozita do të duhej të kthehej, por jo kështu e çakorduar dhe e bërë “pikë e pesë” nga “gjeneralët” e protestave në rrugë!

Më Shumë

Tejkalim i rrezikshëm në Prizren: Vetura me targa të huaja anashkalon kolonën përmes pompës së benzinës (VIDEO)

Një veturë me targa të huaja është kapur duke tejkaluar kolonën në mënyrë të rrezikshme në Prizren, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në...

Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës – Prizreni ndër më të mirat në Indeksin e GAP-it

Instituti GAP ka publikuar sot raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”, duke bërë të ditur se transparenca buxhetore në nivel lokal ka...

Lajmet e Fundit