Trazira në Marsejë, aleancë anglo-ruse kundër francezëve

Në Vieux Port të Marsejës është verifikuar një tjetër natë përleshjesh mes tifozerive, të cilat kanë detyruar policinë të përdorë gaz lotësjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmat.

Bare e lokale të shkatërruara, të cilave u është vënë zjarri nga anglezë të marrosur, të dehur deri në palcë e në një aleancë të çuditshme me ultras rusë kundër atyre marsejezë.

Gjatë natës ka patur arrestime të shumta, por edhe të plagosur. Një anglez ka mbetur i shtrirë në tokë deri në 1 të mëngjesit, i përgjakur, pa ndjenja e i rrethuar nga qentë e policisë, që me zorr mbaheshin nën kontroll nga agjentët. Vetëm pas orës 1 është bërë i mundur largimi i tij në bordin e një makine ambulance.

Faktikisht, trazirat filluan që të enjten mbrëma, por pas një paraditeje të premteje të qetë, “shkëndija” u rindez rreth orës 6 pasdite, kur pasi ishin dendur në birra në pubet përreth, tifozët anglezë u konfrontuan me policinë.

Megjithatë, pala angleze pretendon se ishte tifozeria marsejeze ajo që u bë shkaktare e përballjes. Situata kulmoi pas ndeshjes Francë-Rumani. Në rrugicat rreth portit një bari iu vu flaka, karriket fluturuan e gjithçka u shkatërrua.

Francezët u përleshën me anglezët, këta të fundit të mbështetur nga rusët. Duke u qëndruar besnik taktikave të grupeve guerrile, grupet u spostuan nga një rrugicë në tjetrën deri në zemër të Marsejës. /Top Channel/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit