40 mijë veta vizitojnë Panairin e Librit

Panairi i Librit në është organizuar në Prishtinë për herë të 18-të ka pasur një numër prej 40 mijë vizitorëve, njofton Klan Kosova.

Daut Demaku si bashkorganizator nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ka thënë se janë shumë të kënaqur nga panairi i sivjetmë për arsye se ka pasur shumë prurje të botimeve të reja.

Ai ka thënë mangësia e këtij panairi ka qenë mungesa e literaturës për yjësi të cilat i kanë kërkuar fëmijët.

Libri i Veton Surroit, “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” ka qenë më i shituri sivjet nga autorët vendorë, kurse pas tij janë ai i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe tmerr”, Albatros Rexhaj “Rebelimi i Lulusë” dhe i Azem Deliut “Puthësi i Paligjshëm.”

Kurse nga autorët e huaj më të kërkuarit kanë qenë: Adam Grant, Umbero Eco, Orhan Pamuk dhe Nail Malco.

Sot është dita e fundit e këtij panairi.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit