Në Vatikan sot do të lexohet Kur’ani

Në Vatikan sot pritet që të dëgjohen thënie nga Kur’an-i në Vatikan.

Kjo iniciativë vjen nga Papa Françesku me qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Përgjatë vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Papa Françesku ka ftuar presidentët e këtyre dy vendeve t’i bashkohen për lutjet e mbrëmjes.

Zëdhënësi i presidentit izraelit Peres, ka deklaruar se Papa Françeskut do t’i bashkëngjiten edhe liderë të religjioneve të tjera duke përfshirë hebrej, të krishterë dhe islamik.

Sipas zyrtarëve, këto lutje të mbrëmjes do të jenë një “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonjë prapavijë politike përveç dëshirës për të sjellë paqe dhe respekt në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Vatikani do të transmetoj këtë ngjarjes përmes ueb faqes zyrtare.

Ndryshe, për herë të parë në historinë botërore, Kur’ani u lexua në vitin 2014 në Vatikan. /INA/

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit