Pengojnë policinë në kryerjen e detyrës, arrestohen dy shqiptarë në Prizren

Dy burra shqiptarë janë arrestuar dje në Prizren për shkak të pengimit të zyrtarëve policorë në kryerjen e detyrës, transmeton PrizrenPress.

Policia e Kosovës raporton se ata kanë refuzuar prezantimin e dokumenteve.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një aksident trafiku. Zyrtarët policorë nga dy të dyshuarit meshkuj k-shqiptarë që gjendeshin në njërën veturë kanë kërkuar prezantimin e dokumenteve, me ç’rast të njëjtit kanë refuzuar duke penguar zyrtarët në kryerje të detyrës. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë arrestimit të njëjtit kanë rezistuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit