Hoxhaj: Kosova të kyçet në TAP

Enver Hoxha, ministerMinistri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë duke u bërë përpjekje që Kosova të kyçet në projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).
Ai ka thënë se që nga bërja publike e këtij projekti, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai personalisht, janë angazhuar në takime të ndryshme me Shqipërinë dhe me qeveritë e shteteve të BE-së – të cilat janë aksionarë në këtë projekt – që edhe Kosova të përfshihet në TAP,shkruan Epoka e re.

Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të jetë vendkalim i këtij burimi të rëndësishëm natyror.

“Kyçja e Kosovës në TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmime më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet këtij gazi”, ka thënë Hoxhaj.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit