Debat për përfshirjen e gruas në procesin zgjedhor

ismet kryeziuDemokracia në Veprim (DnV) organizon sot debatin publik me temën “Përfshirja e gruas në procesin zgjedhor në regjionin e Prizrenit”.Drejtori Ekzekutiv i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu tha se në këtë debat do të shtjellohen problematikat dhe do të nxirren rekomandime për adresimin e një numër çështjesh që i kanë përcjellë zgjedhjet e kaluara në aspektin gjinor, siç janë: votimi familjar, numri tejet vogël i grave komisionere në vendvotime, numri i vogël i vëzhguesve zgjedhore, si dhe pjesëmarrja e ulët e grave në votim.

“Rekomandimet e nxjerra do i ndihmojnë DnV –së, dhe institucioneve vendimmarrëse për rritjen e pjesëmarrjes se gruas dhe garantimin e balancit gjinor, për të siguruar pjesëmarrje më të madhe të gruas në procesin zgjedhor në regjionin e Prizrenit”, tha Kryeziu.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë kryesuesit e komisioneve komunale zgjedhore (KKZ), këshillëtarë të asambleve komunale të regjionit, përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave të ndryshme ndërkombëtare, etj.Debati do të mbahet sot nga ora 11:00 deri në 12:30 në Restorant “Ambienti” (Sheshi Shatërvan- Prizren)/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit