18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Drejtësia në pazar

Debati për drejtësinë, që po bëhet në Shqipëri, është i nevojshëm edhe në Kosovë, ku situata është gjithashtu shumë alarmante. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në vazhdimësi ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke thënë mes të tjerash se “në Shqipëri duhet të paguash që të marrësh drejtësi”. Situatë thuajse e njëjtë dhe aspak më e mirë është edhe në drejtësinë kosovare. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në vazhdimësi ka bërë thirrje për përmirësimin e sistemit të drejtësisë atje, dhe në këtë drejtim, të paktën, ai moralisht e ka kryer një obligim diplomatik, duke drejtuar gishtin ndaj shkaktarëve kryesorë të gjendjes në Shqipëri. Dibrani thotë se duke e parë këtë mentalitet në Shqipëri, nuk duhet harruar se edhe Kosova ka pasur dhe ka nevojë të madhe për mbështetje morale në këtë drejtim.

“Vërtet gjendja akute duket edhe këtu tek ne, pasi sistemi i drejtësisë i ka kopjuar metodologjitë e dështimit shqiptar, çka do të thotë se skena politike shqiptare është mjaft e kriminalizuar. Sot oligarkët e politikës shqiptare janë njerëzit e hurit e të litarit, të cilët janë pajisur me diploma akademike, po ashtu me poste politike dhe me vlera morale të luftës, gjë që populli përpara tyre sikur është dorëzuar. E them këtë me bindje të plotë, pasi as në kohërat më të vështira dinjiteti i shqiptarit nuk ka qenë kaq përulës, nënshtrues dhe i padinjitetshëm sesa në ditët e sotme, kur ne prisnim vlera patriotike dhe atdhedashurie pak më të mira”, theksoi ai.

Ndërkombëtarët reagojnë zbehtë Dibrani ka nënvizuar se secili qytetar, e veçmas ata që i kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, kanë pritur reagime dhe mbështetje ndërkombëtare më të fuqishme, por kjo nuk po ndodh.

“Më duket se vetëm në Kosovë po ndodh, kur deputetit të Parlamentit i ngrihen akuzat dhe i vihen prangat, pastaj kemi kryetarë komunash, drejtorë dhe shefa të shumtë, të cilët akuzohen për vepra kriminale, derisa Prokuroria nuk vepron, ose i zvarrit proceset dhe efekti i reagimit është shumë i ngadalshëm”, theksoi ai. “Në këtë aspekt për fat të keq edhe reagimi i ndërkombëtarëve, duke përfshirë këtu edhe ambasadorin e SHBA-së dhe shefin e BE-së në Kosovë është i zbehet dhe aspak inkurajues. Prandaj i bëj thirrje publike ambasadorit amerikan në Kosovë, shefit të BE-së në Kosovë, si dhe ambasadorëve të vendeve mike që ta ngrenë zërin e tyre në mbështetje të përpjekjeve për reforma qofshin këto politike, administrative apo atyre në sistemin e drejtësisë, sepse siç shihet pa një mbështetje dhe inkurajim të fuqishëm ndërkombëtar, reformat në Kosovë vetvetiu nuk do të ndodhin kurrë, pra as ato në sistemin e drejtësisë”, është shprehur ai./kosova sot/

Më Shumë

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën "Proton Cable" në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi...

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Haradinaj ka...

Lajmet e Fundit