5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Putin: Nuk përjashtoj një tjetër luftë të ftohtë

“Nuk mund të përjashtoj që herët a vonë të jemi përballë një Lufte të re të Ftohtë”, nëse “NATO vazhdon të nxisë”, logjikën e kundërpërgjigjes. Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin në Forumin Ekonomik të Shën Pjetërsburgut, duke nënvizuar që Aleanca Atlantike “ka nevojë për një armik të jashtëm” dhe ky armik qenka Rusia. “Mendoj se asnjë nuk e do këtë gjë, ne sigurisht nuk e duam”, – ka konfirmuar shefi i Kremlinit.

Gjatë samitit plenar, është folur edhe për presidentin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë. Për kandidatin republikan Donald Trump, Putin ka konfirmuar se “kam thënë vetëm që është një njeri brilant. Ai është i gatshëm të rivendosë dialogun e plotë me Rusinë. Ne e mbështesim këtë, por do të punojmë me këdo president që do të zgjidhet në krye të SHBA-ve”.

Më pas Putin, vlerësoi marrëdhëniet e tij në të shkuarën me ish-presidentin amerikan Bill Clinton: “Me të kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Mund të them se i detyrohem madje për disa momente, kur po hyja në politikën e madhe. Disa herë, ai ka shfaqur shenja vëmendjeje dhe respekti ndaj meje dhe Rusisë. E kujtoj këtë fakt dhe i jam mirënjohës”.

Më Shumë

Dorëheqje në LDK-në e Prizrenit: Sadik Memaj largohet nga funksionet, kritikon mënyrën e vendimmarrjes

Kryetari i Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij...

Ndërprerje e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit, shkak mungesa e energjisë elektrike

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, në disa zona të Prizrenit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit