3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Shoqëritë kulturo-artistike në Prizren rrezikojnë të shuhen

OJQ-Qendra per promovim...Në periudhën e para luftës në komunën e Prizrenit vepronin rreth 70 Shoqëri Kulturo-Artistike, të cilat në periudha të caktuara bartën barrën kryesore të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulturore. Mirëpo, për fat të keq, nga ky numër aktualisht kanë mbetur “në këmbë’ vetëm pak prej tyre, dhe ato vazhdimisht ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar në Prizren nga OJQ-ja “Qendra për Promovim, Demokratizim dhe Integrim”,ku morën pjesë përfaqësues të disa SHKA-ve, njohës të kësaj lëmie, zëvendësminitri për Kulturë, Gani Elshani, por jo edhe zyrtarë nga drejtoria komunale për Kulturës?! Qazim Thaçi, drejtor ekzekutiv në QPDI ka paraqitur një analizë të gjendjës së dikurshme dhe të tanishme të veprimtarive kulturo-artitsike të bazuar në anketa dhe biseda të shumta që janë bërë në terren, duke thënë se qëllimi i kësaj tryeze dhe i projektit “Trashëgimia Kulturo-Artistike tradicionale” që është mbështet nga MKRS-ja, është që të gjenden mënyrat dhe mundësitë për t’i riaktivizuar këto veprimtari, shkruan Zëri.

Nexha Çoçaj, studiues i trashëgimisë kulturore, ka folë për rëndësinë e madhe që kishin dhe mund ta kenë SHKA-të në ruajtjen dhe kukltivimin e vlerave kulturore, shpirtërore, por edhe kombëtare, kurse Hajdar Elezkurtaj nga AKV “Emin Duraku” nga Zhuri është ndalur në problemet dhe vështirësitë me të cilat aktualisht ballafaqohen tani ato SHKA të cilat po mundohen të qëndrojnë edhe më tej.

“Kemi shumë probleme që nga ato që lidhen me mungesën e lokaleve, të garderobës, instrumenteve e deri të mungesa e anëtarëve, si pasojë e mërgimit shumëvjecar që është bë,por edhe të ndryshimit të vetëdijës së gjeneratave të reja karshi këtyre vlerave”, ka thënë Elezkurtaj, përderisa kryetari i SHKA “Agimi”, Xhemajl Kabashi, ka kërkuar një bashkëpunim dhe mbështetje shumë më të madhe të institucioneve komunale,por edhe të vetë SHKA-ve në mes vedi. Shqyrtimin e kësaj çështje në këtë temë e ka mbështet edhe zëvendësminirtri Gani Elshani, duke thënë se për këto veprimtari kohëve të vundit po diskutohet edhe në MKRS-në, ku po dominon mendimi se në të ardhëmen duhet të mbështetet SHKA-të, sidosmos ato që kanë rezultate.

“Ju përgëzoj vërtetë për këtë nismë dhe unë mendoj se këtë temë duhet sa më parë ta diskutojmë edhe në nivelin qendror dhe të përcaktohemi për marrjen e masave që do të ndikojnë në raiktivizimin e veprimtarive të SHKA-ve kudo që do të jenë nismat dhe mundësitë”, është shprehur zëvendësministri Elshani, i cili komunën e Prizrenit edhe në këto kushte e ka vlerësuar si një mes ku ka aktivitete të kësaj fushe.

Rreth kushteve në të cilat veprojnë SHKA-të e tyre, kanë folë edhe Nexhip Menekshe nga SHKA “Durmish Asllano” nga Prizreni, Beqir Ukaj nga SHKA “Kabashi i Vendit” nga Korisha. Kye i fundit është ndalë edhe në aspektin edukativ që kanë dhe mund ta kenë këto SHKA edhe në vendbanimet rurale, kurse Rushit Kushaj ,zyrtar në DKA është ndalë në rrolin e këtyre veprimtarive në lëmin e Arsimit, të cilat,sic ka thënë ai, zhvillohen më shumë sukses edhe në shumë shkolla të kësaj komune.

Gazetari Myrfet Shasivari ka thënë se në rajonin e Vërrinit, nga vjen ai, aktualisht janë shuar të gjitha SHKA-të dhe ky është një lloj mjerimi kulturor. Pas diskutimeve që u bënë, u vendos që me gjendjen në SHKA-të dhe kërkesat që u bënë nga përfaqësuesit e tyre të njoftohen organet kompetente në nivel lokal dhe qendror me qëllim që situate të ndryshojë për të mirë.

Më Shumë

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Lajmet e Fundit