18.3 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Jacqui, modelja që po rrezikon jetën për të qenë seksi

Të bëj selfie është njësoj si të marr frymë. Kështu e shpjegon fiksimin e saj pas selfieve modelja Jacqui Ryland, e cila rrëfen se nuk mund të rrijë asnjë moment pa bërë fotografi.

“Bëj pothuajse 100 selfie në ditë në kërkim të fotografive perfekte”, shprehet ajo për Daily Mail.

Por obsesioni pas selfie-ve bëri që ajo të fiskohej edhe pas trupit të saj. Në një intervistë për Channel 5, 29-vjeçarja Jacqui Ryland nga Worcester, nënë e 3 fëmijëvea ka treguar se përdor hormone HGH(Human Growth Hormone), për të mbajtur trupin në formë.

Ky lloj hormoni është një lloj droge i klasit C, por pavarësisht rreziqeve që mund të sjellë, Ryland thotë se nuk bën dot pa të.

“Një efekt anësor i kësaj droge është zmadhimi i zemrës, çka mund të jetë e rrezikshme. Ose kur në trup ka një qelizë kancerogjene, ato do të shumohen shumë shpejt”, thotë ajo duke shtuar se kur nuk e ka marrë atë ka shtuar peshë, është ndjerë e lodhur dhe më pak pozitive.

Ryland ka rrëfyer se vendosi të përdor këtë lloj substance kur pa se në palestër nuk po arrinte rezultatet që dëshironte.

Ndërsa kur bëhet fjalë për kirurgjinë plastike, ajo shprehet totalisht kundër. Në fakt në moshën 17-vjeçare modelja thotë se ka bërë gjoksin operacion, por për pak rrezikoi jetën kur botoksi i shpërtheu.

“Nëse në moshën 17 vjeçare do ta dija atë që di tani, nuk do ta kisha bërë atë operacion”, është shprehur ajo.

Në fund, modelja seksi ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë që vajzat e e saj të ndiqnin të njëjtin shembull, por pranon se tashmë ajo nuk mund të heq dorë nga zakoni i saj i vjetër.

Më Shumë

Nëna e binjakëve të vrarë më 1998, ankohet për dënimin e ulët ndaj Millosh Pleskoviqit, kërkon burgim të përjetshëm

E ëma e Binak dhe Reshat Daçajt, dy viktimave të vrara nga Millosh Pleskoviq gjatë luftës, ka thënë se dënimi prej 15 vjetësh për...

Problemet me gypin te nënkalimi në Malishevë, Kastrati: U mbyll nga njerëz të papërgjegjshëm

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik, si...

Lajmet e Fundit