19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Mbyllet “Kolegji Internacional i Prizrenit”

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) nuk ua ka vazhduar akreditimin gjashtë institucioneve të arsimit të lartë.

Kolegji “Victory”, “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, “EADA” School, Kolegji “VPA”, Kolegji “Humanistika” dhe “Kolegji Internacional i Prizrenit”, janë institucionet që do të mbyllen.

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Blerim Rexha, ka treguar se këto universitete të lartpërmendura nuk do të pranojnë më student të rinj .

“ Kolegji “Victory”, tani më vetëm e ka njoftuar Ministrinë e Arsimit dhe neve se nuk do të vazhdojnë pranimin e studentëve të rinj, është “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, është “EADA School”, është kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe është “ Kolegji Internacional i Prizrenit”, të cilëve iu skadon akreditimi institucional më 30 shtator 2016 dhe po ashtu të gjitha programet e studimit në këto kolegje nuk kanë kaluar fazën e plotësimit të kushteve të tyre formale. Në termat tonë praktik, i bie që këto institucione nuk kanë të dejtë të pranojnë studentë të ri në vitin e ri akademik”, ka thënë Rexha.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e lartpërmendura kanë pasur akreditim në të kaluarën, mirëpo, ato nuk i kanë plotësuar kriteret në bazë të UA për akreditim. Ndërsa, disa të tjera nuk kanë pas interesim që ta vazhdojnë biznesin e tyre.

“Shumica prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet e stafit akademik, programet e studimit të kenë stafin e tyre dhe kjo është kushti i parë dhe elementar dhe pastaj vijnë edhe kushtet tjera të infrastrukturës, stafit administrativ, studentëve, e kështu me radhë siç kërkohet me UA 2/2013 dhe konform këtij udhëzimi ne e kemi refuzuar akreditimin e tyre”, ka deklaruar Rexha.

Agjencia Kosovare e Akreditimit është në proces të akreditimit të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të cilave u skadon akreditimi institucional apo i programeve të studimit. /Insajderi.com

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit