Ribashkohen vëllezërit e Michael Jacksonit

Pak orë para se të mbushen shtatë vjet nga vdekja e pop ikonës, Michael Jackson, vëllezërit e tij janë bërë bashkë për të kujtuar vëlluan e tyre, legjendën e muzikës pop.

Jermaine, Jackie, Tito and Marlon kanë performuar së bashku hitet e Jackson Five në San Diego duke e nderuar kështu kujtimin dhe veprat e vëllaut të tyre.

Ata kënduan edhe këngë të ikonës së pop muzikës si dhe këngë që dikur kishin kënduar së bashku.

Jackson Five është themeluar në vitin 1963 ndërsa më pas Michael ishte tërhequr në vitin 1983 kur edhe kishte nisur karrierën e tij solo.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit