10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Specialja trazon skenën politike

Me gjithë faktin që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës Speciale, gati tash e një vit më parë, detajet e ecurisë së procedurave përgatitore për funksionimin e këtij institucioni të drejtësisë po mbahen akoma larg nga opinioni publik. Gazeta ka adresuar pyetje lidhur me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të mësuar se në cilin nivel të komunikimit ndërinstitucional janë shteti i Kosovës dhe Holanda për vendosjen e selisë së kësaj Gjykate, por nuk kemi marrë përgjigje.

Kohë më parë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, pati deklaruar në vija të përgjithshme se Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të Dhomave të veçanta, dhe tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm, por nuk ka specifikuar se cilat veprime i ka ndërmarrë shteti i Kosovës.

Pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve Njohës të sundimit të Ligjit, nga ana e tyre, konsiderojnë se për vetë faktin se BE-ja ka hapur me vonesë një konkurs ndërkombëtar për kompletimin e stafit të punës së Gjykatës Speciale, edhe gjasat për fillimin praktik të punës, që ndërlidhet edhe me arrestimet e para, nuk mund të ndodhin para vjeshtës së vonë të këtij viti ose fillimit të vitit që vjen.

Ditë më parë është raportuar për një konkurs ndërkombëtar të hapur nga BE-ja për stafin e Gjykatës Speciale për 37 pozita. Avokati Tomë Gashi ka pohuar se pas hapjes së konkursit, edhe gjasat e aktivizimit të kësaj Gjykate janë më të shpejta, por nuk mund të përcaktohet afati i saktë se kur do të fillojë puna.

“Konkursi i BE-së për këtë Gjykatë tashmë është publikuar dhe pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një pjesë e të cilëve tashmë janë intervistuar, dhe mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë edhe të EULEXit”, thotë avokati Gashi për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë, ai pret që me fillimin e punës së kësaj Gjykate të ketë edhe zhvillime, që mund të sjellin shqetësim në skenën politike në vend. Sipas Gashit, është shumë e pritshme që skena politike do të trazohet shumë me fillimin e arrestimeve të para për Gjykatën Speciale, e që përafërsisht mund të ndodhë në tetor të këtij viti apo pak më vonë.

“Këtë më së miri e dinë vetëm prokurorët, që i kanë veçse disa akuza të përgatitura për Gjykatën Speciale. Këtë sikur që dimë, e ka thënë edhe prokurori i Forcës speciale për hetimin, e që ka qenë Clint Wiliamson”, shprehet Gashi për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti Blerim Burjani thote se është e pritshme që Gjykata Speciale mund të tronditë politikisht skenën politike.

“Është e pritshme që Gjykata Speciale mund të tronditë politikisht skenën politike. Dyshohen disa individë të PDK-së, por edhe te partitë politike opozitare. Pra, Gjykata Speciale pritet të ushtrojë një lloj ndikimi në zhvillimet e gjithëmbarshme politike të Kosovës”, shprehet analisti Blerim Burjani. /Kosova Sot/

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit