23.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Mybera Mustafa dhe Mehmedali Gashi “kapen” për ashensor

Kuvendarja e LDK-së, Mybera Mustafa dhe drejtori i QKMF-së në Prizren, Mehmedali Gashi janë “kapur” për një ashensor dhe klimatizimin e QKMF-së, shkruan PrizrenPress.

Mustafa në seancën e fundit të Kuvendit, ka thënë se ashensori në QKMF është vendosur vetëm për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin.

“Ashensori është vendosë vetëm me u ngjitë në katin e tretë drejtori dhe zëvendësdrejtori”, ka thënë Mustafa.

Drejtori i QKMF-së Mehmedali Gashi, ndërkaq ka reaguar ndaj deklaratës së Mustafës.

“Shprehim habin se si doktoresha e shkencave për menaxhment mjekësor e paraqet si të panevojshëm vendosjen e ashensorit në QKMF”, thuhet në reagimin e Gashit.

“E njoftojmë kuvendaren se ashensori është domosdoshmëri ligjore e krijimit të kushteve për pacientët me nevoja të veçanta. Licencimi i një objekti shëndetësor publik ose privat me shumë kate, domosdoshmërisht kërkon ashensor”.

“Pacientët me nevoja të veçanta, pacientët me sëmundje kronike, të moshuarit, nënat me foshnje me karroca dhe pacientët emergjent për transport në pozitë të shtrirë e shfrytëzojnë çdo ditë ashensorin në fjalë dhe janë shumë falënderues për këtë investim kapital në QKMF”.

“Për informacion të drejtë e njoftojmë doktoreshën se drejtori nuk e shfrytëzon fare atë, se është në moshë të re dhe ngjitet me vrap shkallëve, kurse zëvendësdrejtor QKMF-ja nuk ka fare”.

“Shpresojmë se doktoresha në të ardhmen, së bashku me ne do të angazhohet që në projekt-buxhet të ketë pozicione të ashensorëve edhe në objektet e QMF-1 dhe QMF-ve tjera, për të cilat investime na obligon edhe inspektorati shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Çështja tjetër që doktoresha ka ngritë dyshime në mbledhjen e fundit të Kuvendit ishte edhe kontestimi i pozicionit buxhetor kapital për instalimin e klimatizimit dhe ventilimit qendror në QKMF për vitin 2017 dhe QMF-1 për vitin 2018. Instalimi i klimatizimit dhe ventilimit qendror është kërkesë dhe rekomandim i Inspektoratit Sanitar të Republikës së Kosovës, të paraqitur pas inspektimit të QKMF-së dhe me Vendimin e lëshuar me datë 01.03.2016, me nr.01-140/16 pika 5, ku kërkohet decidivisht ventilimi hyrës dhe dalës në QKMF, për shkak të laboratoreve, dhomave të rehidrimit, rtg kabinetit dhe hapësirave tjera ku frekuentojnë pacientët”.

“Klimatizimi qendror është kërkesë dhe rekomandim i projektit të Komunës së Prizrenit “ Plani Komunal për efiçiencë të energjisë”, ku për kursim dhe shfrytëzim të energjisë efiçente kërkohet ky investim”.

“Me investimin në fjalë në QKMF dhe QMF 1 gjatë dimrit nuk do të ketë nevojë për ngrohje qendrore me naftë, sistem ky i ngrohjes i trashëguar nga paralufta, i cili QKMF-së i ka kushtuar me dhjetëra mijëra euro naftë për ngrohje gjatë vitit”.

“Me sitemin e ri Klimatizim-Ventilim qendror, gjithnjë sipas inxhinierëve kompetent të lëmisë, kurismi është i shumëfishtë. Po ashtu, aparatet e klimatizimit që ndodhen të vendosura aktualisht në ordinancat dhe hapësirat e ndryshme të QKMF, nuk do të asgjësoheshin e as shiteshin siç pohon dr Mybera, por do të instaloheshin në ato Qendra të Mjekësisë Familjare ku mungojnë si dhe në ambulancat e Mjekësisë Familjare në viset rurale”.

Niveli i lartë i organizimit të Kujdesit Parësorë Shëndetësor në Komunën e Prizrenit dhe investimet kapitale me vend, në dhjetëvitëshin e fundit bëjnë të mundur tashmë afrimin e QKMF-së së Prizrenit drejt standardeve të BE-së”.

“ Mbesim me shpresë se doktoresha Mybera, nëse për arsye politike nuk mundet me i lavdëru rezultatet e arritura të Kujdesit Parësorë Shëndetësorë të Komunës së Prizrenit, së paku mos të shërbehet më dezinformime për t’u munduar me i paraqitë sukseset si dështime, ngase ata që i shfrytëzojnë shërbimet tona shëndetësore (pra Qytetarët), e dijnë të vërtetën”.

“ Këtë të vërtetë e konfirmojnë në vazhdimësi edhe instancat më të larta, si: Ministria e Shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë-zyrja në Prishtinë, UNICEF-i dhe të gjitha KPSH-të e Komunave të Republikës së Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për...

Burak Özçivit viziton Vlorën, aktori i famshëm turk pritet me entuziazëm

Vlora përjetoi sot një atmosferë të pazakontë me praninë e aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, i cili tërhoqi shumë qytetarë që u dyndën...

Lajmet e Fundit