7.4 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Fillon punën Stacioni Policor në Lubizhdë të Prizrenit

Me qëllimin më të mirë për të krijuar siguri dhe rend, për të krijuar një partneritet me qytetarët e Komunës së Prizrenit, për të qenë më afër tyre dhe për t’i u përgjigjur sfidave që dalin para nesh, prej sot ka filluar të punojë Stacioni Policor në Lubizhdë i njohur edhe si Stacioni Policor – Veriu.

“Ky stacion është i vendosur në objektin e drejtorisë rajonale dhe është plotësisht i kompletuar edhe me personel edhe me logjistikë për të kryer detyrat dhe për t’u ballafaquar me sfidat të cilat e presin. Iniciativën për themelimin e stacionit të ri e ka marrë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe është përkrahur pa rezervë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se stacioni i ri e ka të definuar qartë territorin që do ta ketë në kompetencë dhe ky territor përbëhet prej 27 fshatrave me rreth 43874 banorë të etnive të ndryshme, me 172.41m2. Po ashtu në këtë territor veprojnë numri më i madh i bizneseve dhe operatorëve ekonomik por edhe objekte tjera të rëndësishme.

“I njoftojmë qytetarët e këtyre fshatrave Caparc, Arbanë, Gërnaçar, Kabash, Krushë e Vogël, Korishë, Landovicë, Lubizhdë, Lutogllavë, Malësi e Re, Medvec, Novakë, Novosellë, Petrovë, Piranë, Prizren (një pjesë), Randobravë, Sërbicë e Epërme, Sërbicë e Poshtme, Skorobisht, Smaç, Shpenadi, Trepetnicë, Velezhë, Vërbiçan, Dojnicë, Zojz, që kurdo që kanë nevojë për dokumentacion që jepet nga policia tani e tutje të vijnë në Lubizhdë”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

CNN raporton për arinjtë në fshatin e Dragashit

Media e njohur amerikane, CNN, edicioni në Greqi, ka raportuar për arinjtë e kafenjtë që endeshin rrugëve në mes të ditës në fshatin Belobrad...

KRU “Hidroregjioni Jugor” u bën thirrje konsumatorëve të shlyejnë borxhet për ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se duhet të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afatit të përcaktuar, për...

Lajmet e Fundit