Sekuestrohen 11 aparate të lojërave të fatit në Prizren

Njësitet e Doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion për kontroll të lojërave të fatit në një pikë basti të dyshuar në Prizren.

Në njoftim të Policisë thuhet se ky aksion është asistuar edhe nga Policia e Kosovës dhe se gjatë aksionit është kontrolluar lokali i dyshuar, ku janë gjetur duke operuar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” si dhe aparate për lojëra fati.

“Pas identifikimit të lokacionit njësit e doganës kanë verifikuar dokumentacionit ku edhe është vërtetuar fakti se kjo pikë e bastit nuk është në sistem të pagesës së akcizës si dhe operon me lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs”. Gjithashtu ka pasur dyshime të bazuara se në këtë lokal ka hapësirë shtesë të mbyllur ku mund të ketë aparat për lojëra të fatit të cilët nuk janë të licencuar”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë kontrollit është arritur të gjendet edhe një derë e kamufluar ku pas hapjes së saj janë gjetur 11 aparate për lojëra të fatit pa numër serik dhe rrjedhimisht pa dokumentacion që vërteton faktin se ishin duke operuar ilegalisht.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit