Plazhet e Durrësit pa roje shpëtimi

Bashkia e Durrësit pranon se këtë sezon turistik nuk do të ketë roje plazhi, aq të nevojshme për sigurinë e pushuesve në bregdet.

Sipas kryetarit Vangjush Dako, shkak është jo vetëm mungesa e fondeve, por edhe fakti se ky shërbim duhet të ofrohet nga subjekte të liçencuara.

“Këtë vit nuk kemi fonde sepse edhe ai është një problem. Por nuk kemi asnjë subjekt të liçencuar që të ketë bërë kërkesë pranë bashkisë për të kryer këtë aktivitet. Ne me punonjësit tanë të Komunales dhe Plazhit nuk e kryejmë dot këtë shërbim, duhet një subjekt për të realizuar gjithë sigurinë”, ka deklaruar Dako, shkruan Top Channel.

Perveç mungesës së tyre, në të gjithë plazhin e Durrësit, që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, brezi ranor është zaptuar nga subjekte private që e shfrytëzojnë atë në mënyrë të paligjshme, pa shlyer asnjë detyrim ndaj bashkisë.

“Ne me Inspektoriatin Urbanistik, Policinë Bashkiake dhe struktura të tjera do të ndërmarrim një aksion për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga subjekte të ndryshme”, ka thënë Dako.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit